Gjithashtu gjatë vitit 2018, ECD është njëra ndër organizatat kountribuese në përshtatshmërinë e instrumentit të “Pasaportës së Kompetencave” për nivelin ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës. “Pasaporta e Kompetencave” është një instrument i cili shërben për identifikim dhe precizim të aftësive, njohurive dhe kompetencave të fituara në mënyrë formale dhe jo-formale. Po ashtu, ky instrument shërben për balancim dhe vlerësim të drejtë të kompetencave, vendosjen e qëllimeve bazuar në identifikimin e saktë në mes interesave personale dhe burimeve që i posedojmë, të arrijnë kontroll mbi jetën e tyre dhe të realizojnë kapacitetin e tyre njerëzor dhe intelektual.
"Pasaporta e Kompetencave" ka ndikuar bindshëm në punësimin tim, menjëherë pas përfundimit të këtij trajnimi." - thotë Erëza Hoti.
Identifikimi, respektivisht vetreflektimi i aftësive ndërpersonale janë pasuria më frytshme gjatë ngjitjes së shkallëve të suksesit.
Prandaj, ftoj të tjerët të aplikojnë dhe këshillohen. Pasaporta e Kompetencave do të i’u bëj të ndiheni të vlerësuar duke vënë në pah aftësitë dhe shkathtësitë e juaja.- u shpreh Abdullah...
Mendoj se të mësosh sa më shumë për shkathtësitë dhe aftësitë që i posedon është investim me vlerë. Prandaj, ftoj të gjithë të rinjtë të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky instrument.” -...
“Kur e dëgjon emrin e Pasaportës së Kompetencave të lë përshtypjen se ka të bëj me ndonjë udhëtim, por ky instrument është pasaportë drejt profesionit...
"Të njohësh cilësitë personale shpesh herë nuk është edhe aq e lehtë, ndërsa kjo pasaportë e bënte fare lehtë njohjen e kompetencave me qartësinë dhe saktësinë e vet instrumentit. Këshillimi...
Njëri ndër trajnimet më unike që kam marrë pjesë, gjatë të cilit pata mundësinë të shpreh përvojat e ndryshme jetësore dhe identifikoj aftësitë që i posedoj....
“Investimi në dituri paguan interesin më të mirë!” - thotë Evelina.
Ndjenjë tepër e veçantë, të identifikosh aftësi të fshehura tek vetja. Pasaporta e Kompetencave është instrument që t’i vë në pah aftësitë që i ke krijuar gjatë përvojave të ndryshme...
Si një studente, të qenit e hapur dhe kurioze ndaj eksperiencave të reja, Pasaporta e Kompetencave është e paevitueshme, eksperiencë nga e cila mëson shumë...
Seancat këshilluese të Pasaportës janë përvojë e paharrueshme për mua. Arrita të identifikoj aftësitë, që nuk e kisha ditur se i posedoj....
“Pasaporta e Kompetencave është instrument që patjetër duhet ta kenë të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një karrierë të suksesshme. ” – thotë Mellinda.