"Komuna jonë - Shtëpia jonë", aktivitetet në Vërmicë
19 nëntor 2019

Akivitetet e projektit “Komuna Jonë – Shtëpia jonë“ në shkollën “Heronjtë e Lumës”, në Vërmicë. Nxënësit e kësaj shkolle patën mundësinë të marrin më shumë informata rreth qasjes dhe menaxhimit të mbeturinave të çastit. Gjithashtu, përmes lojës bingo, ata patën mundësinë që të kuptojnë praninë e mbeturinave të çastit në vendin ku ata jetojnë, duke u vetëdijësuar për sasine e tyre dhe ndikimet negative në shëndetin publik.
Gjatë aktivitetit të dytë nxënësit e paraqitën ambientin e shkollës së tyre.
Ku përmes vizatimeve, identifikuan mbeturiant e krijuara në ambientin shkollorë, me qëllim që të krijojnë vetëdije për shkaktarët dhe pasojat që sjellë një ambient i ndotur.
Në pjesën e fundit të aktiviteteve nxënësit, identifikuan të gjitha mbeturinat që i krijojnë gjatë aktiviteteve të ndryshme gjatë ditës, duke krijuar vetëdije për dëmet që pasojnë si rezultat i mbeturinave të aktiviteteve të përditshme.
Ky projekt është i financuar European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy.
Të fundit
Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19
ECD në kuadër të Projektit “Mënyra e jetesës dhe hudhja e mbeturinave gjatë COVID-19”, ka...
Aktiviteti i dytë me shkollat përfituese
Secili grup ka prezentuar para të tjerëve mbi aktivitetet e tyre të renditura dhe në këtë...
Shkollat përfituese në projekt
OJQ ‘’Environment & Community Development’’ është në zhvillim e sipër të projektit “...